Algjeria ka propozuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ndalimin ofensivës ushtarake në jug të Rafah.
Projekt-rezoluta kërkon gjithashtu që të respektohet armëpushimi nga të gjitha palët. Disa diplomatë thanë se shpresonin për një votim të shpejtë, madje që të mërkurën, raporton AP.
Sipas AP, drafti kërkon dakordësi me rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit që bëjnë thirrje për hapjen e të gjitha pikave kufitare dhe akses humanitar për 2.3 milionë banorët e Gazës që kanë nevojë për ushqim dhe ndihmë të tjera.