Zbulohet gjeni kryesor i rigjenerimit. Gjatë evolucionit, ai mbeti aktiv te kafshët me gjak të ftohtë, siç janë amfibët, por te kafshët me gjak të ngrohtë nuk rezistoi, sipas studimit të grupit të Akademisë Ruse të Shkencave, të koordinuara nga shkencëtarja Daria Korotkova.

Gjeni është identifikuar në ADN-në e bretkosës “xenopus laevis”, e studiuar për një kohë të gjatë nga biologët. Gjeni quhet “c-Answer” dhe është identifikuar duke përdorur një algoritëm kompjuterik të veçantë.

Autorët e studimit vunë re se, duke eliminuar këtë gjen, kafshët nuk ishin në gjendje të rigjeneronin bishtin pas amputimit.
“Gjeni mbikëqyr prodhimin e një proteine të membranës dhe gjatë rrjedhës së evolucionit është ruajtur te kafshët me gjak të ftohtë duke kontrolluar aftësinë e këtyre organizmave për të rimodeluar pjesë të trupave të tyre”, shpjegon Korotkova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: