Gazeta maqedonase ‘Lajm’, shkruan se kreu i BDI, Ali Ahmeti mund të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Gazeta ‘Lajm’ pritet të publikojë ditën e sotme një shkrim ekskluziv në lidhje me dorëheqjen e Ali Ahmetit nga drejtimi i BDI.

Burime nga gazeta citojnë se Ali Ahmeti pas aksidentit që pësoi ka menduar seriozisht për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Sipas burimeve të gazetës Ahmeti ka kuptuar që është i lodhur nga politika dhe se dorëheqja do të ishte zgjidhja më e mirë.

Por disa mendojnë që dorëheqja e Ahmetit nuk ka lidhje me aksidentin dhe me faktin se ai është i lodhur nga politika por ka të bëjë me ‘bombat’ e paralajmëruara nga kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb