SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë votoi dy ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Nikola Gruevskit.

Ministri i ri i Brendshëm, Mitko Çavkov dhe ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Vlado Misajllovski morën 71 vota, ku prej tyre votuan pro edhe deputetët e BDI-së, të cilët u akuzuan nga shqiptarët e Maqedonisë si tradhëtar, lidhur me incidentet në Kumanovë.

Në seancën e votimit ishin të pranishëm 12 deputetë të kësaj partie dhe gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMN-së. Katër deputetë të pavarur votuan kundër. Kështu, Ali Ahmeti ka arritur të mbajë në pushtet Gruevskin, ndonëse zërave kundër në radhët e shqiptarëve të Maqedonisë.

Deputetët e PDSH-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit. Votimi erdhi pas fjalimit të kryeministrit Nikola Gruevski i cili arsyetoi vendimin e tij dhe dorëheqjet e dy ministrave.

Në fjalën e tij, kryeministri Gruevski theksoi se një ndër shkaqet e dorëheqjeve është afera e përgjimeve e publikuar nga opozita maqedonase, bën të ditur agjencia e lajmeve maqedonase, “INA”.

Në këtë seancë marrin pjesë deputetë të BDI-së dhe PDSH-së, ndërsa nuk shihen as liderët e dy partive Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) akoma është në mëdyshje se a do të braktisë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Deputetë të saj kanë heshtur lidhje me këtë pyetje.

Siç mësohet kjo parti në ora 15.00 do të vendosë se a do të dalë përfundimisht nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE.

Votimi i ministrave të rinj erdhi pas dorëheqjeve të ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të Transportit, Mile Janakievski.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: