Jack Ma, themeluesi vizionar i Alibaba-s, do t’i dorëzojë nesër titullin e presidentit, Ceo-s aktual Daniel Zhang, pasi transformoi për 20 vjet një shoqëri të vogël, në një apartament në Hangzhou, në kolosin botëror të e-commerce, me një kapital që shkon deri në 500 miliard dollarë.

Asnjë event publik nuk është parashikuar për lënien e stafetës, vetëm një festë për 20 vjetorin e themelimit të kompanisë që, koençidon me dorëheqjen e Ma.

Në ditëlindjen e 19 të Alibaba, manjati bëri njoftimin shokues të tërheqjes së tij nga presidenca, ndërsa në 2017 ai i befasoi vartësit e tij, teksa u prezantua në festë i veshur si Michael Jackson, duke kërcyer ‘Billie Jean’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb