Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se akuzat ndaj Lulzim Bashës janë të motivuara politikisht.

Alibeaj theksoi se Prokuroria është marrë peng nga pushteti dhe ka filluar të godasë politikisht.

Basha dhe 10 deputetë janë proceduar. Zoti Basha ka shkuar në Prokurori dhe ka dhënë shpjegime. Pyetja është se pse thirret tani. Merret sepse Prokuroria është marrë peng nga pushteti. Prokuroria është marrë nga pushteti, sepse pushteti do siguri.

Janë gjithë ata skandale që Prokuroria nuk heton te maxhoranca. Procesi ndaj Bashës është i montuar politikisht. Kryeministri i vendit tha edhe akuzën që ishte ndaj Bashës, që ishte pastrim parash, një analfabet ligjor e tha këtë. Kjo tregon se akuza është e porositur”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb