Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24” deklaroi se protestat opozitare nuk do të ndalen.  Alibeaj shtoi se Rama provokon njerëzit, pasi nuk po zbaton dekretin e Metës.

“Protestat vazhdojnë. Rama po provokon njerëzit. Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, kurse ky shkon nëpër qytete dhe do që të bëhen zgjedhjet, duke vendosur kuti në ndonjë cep. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka. Rama sillet politikisht duke sjellë ligjin. Kjo është radha e fundi kur Rama shkel ligjin. Po të kishte një Prokurori e cila të hetonte bandën e Vadylajve, bandën e Shullazit, të Bajave që kanë bërë vota për PS, Rama nuk do të ishte në qeveri”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj thekson se Rama nuk do t’ia dijë për shqiptarët, kurse i kërcënon ata, bëhet me bandat kundër popullit.

“Si mundet që miliona euro merren me koncesion prodhon maxhorancën. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk kemi sistem demokracia aktualisht. Llogaridhënia ndaj publikut shqiptar duhet të jetë te vota e lirë dhe e ndershme. Rama nuk do t’ia di fare për shqiptarët, i blen i shantazhin, i kërcënon, nxjerr bandat dhe shqiptarët në një ditë iu bën thirrje të vijnë në zgjedhje përmes krimit. Ne nuk kemi sistem drejtësie, nuk jemi në parlament sepse është ilegjitim.”, deklaroi Enkelejd Alibeaj, ish-deputet i Partisë Demokratike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb