TIRANE

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në facebook menjëherë pas deklaratës së policisë për arrestimet e protestuesve. Alibeaj shkruan se nuk ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit.

“Nuk ka njeri në Shqipëri qe i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroinës dhe kokainës.

Policia që drejtohet nga të inkriminuar do të clirohet bashke me gjithe popullin nga zgjedha e krimit dhe te korruptuarit.” –shkruan Alibeaj ndërsa shton se policia është e popullit dhe jo kundër tij.

“Policia është e popullit dhe jo kundër popullit, qeveria është e krimit kundër policisë dhe popullit të saj. Populli është në këmbë për t’i kthyer dinjitetin dhe policisë së shtetit, prandaj ne jemi me ta në krah dhe mbrojtje të tyre.

Ndryshe nga kjo qeveri që, kur ishte në opozitë, dhunonte policinë, Lulzim Basha dhe PD në çdo protestë kanë qenë në mbrojtje të policëve me thirrje të hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit janë dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga policë të infiltruar civilë prej shefat e tyre të inkriminuar.”- përfundon reagimin e tij ish-deputeti demokrat, ndërsa poston edhe videon nga fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha një ditë më parë, ku i kërkon protestuesve të mos prekin me dorë punonjësit e policisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb