TIRANE

Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama kërkon me cdo kusht të mbrojë të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit. Përmes një postimi në facebook, ish deputeti Enkelejd Alibeaj shkruan se Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë.


“Ndërsa po shihja nëpër rrjetet sociale, se cili nga qeveria ka shkuar në Korçë, për t’iu gjendur pranë banorëve që po kalojnë momente ferri nga tërmeti që goditi këtë zonë, kur prisja ndonjë reagim për megaaferën e rrugës Milot-Balldren, që do të marrë nga xhepat e shqiptarëve, plot 16 milion euro për km, Kur po prisja një plan pune për lajmin mbi dështimet e qeverisë që sollën vendimin e tmerrshëm që erdhi nga Holanda për rikthimin e vizave, Kur prisja ndonjë sqarim për shembjen e tunelit në rrugën e Arbërit Kur prisja ndonjë reagim për kriminelët që ka përfshirë në listat e kandidatëve me të cilët po shantazhon shqiptarët me zgjedhje të parablera,


Kur prisja ndonjë reagim për vitet e burgut që duhet të bëjë Vangjush Dako, Damjan Gjiknuri, Pjerin Ndreu e dhjetra zyrtarë të tjerë të kapur në shitblerje votash, pashë një letër mediokre, të turpshme, të Edi Ramës që kërkon me çdo kusht dhe çdo çmim, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit.”shkruan Alibeaj ndërsa thekson se kjo kohë ka mbaruar ndaj edhe apelon shqiptarët të bëhen bashkë nesër në 19:00 para kryeministrisë për Shqipërinë si Europa.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb