TIRANE

Ish deputeti  PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit e cila dënoi lirimin e protestuesit Pëllumb Isufaj, i cili qëlloi me gur efektivin e policisë gjatë protestës së opozitës në Fier.

Policia e Shtetit deklaroi se do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij, por Enkelejd Alibeaj thotë se kërcënimi i gjyqtarit të Fierit është provë se Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar ne vend.

Postimi i Enkelejd Alibeaj ne Facebook:

Kërcënimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojnë Policinë Politike, është prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend.

Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi, nuk e shpetoni dot Edi Ramen.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb