TIRANE- Pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra e Avokates se Shtetit dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Në një status në Facebook, ai tregon ato që sipas tij janë prapaskenat e këtij shkarkimi. Alibeaj shprehet se “Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë”.
Statusi i Alibeaj
Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!
(e.f/BalkanWeb)