Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike ka kritikuar ashpër situatën e shëndetësisë në Shqipëri, duke e quajtur atë se ndodhet në gjendje të mjerueshme. I ftuar në Programin e Drekës në News 24, ai theksoi se qeveria aktuale, nën drejtimin e Edi Ramës, ka krijuar vetëm fasada dhe nuk ka arritur të adresojë problemet kryesore, si mungesa e mjekëve dhe ilaçeve, që ka nevojë qytetari i zakonshëm.
Alimehmeti shprehu shqetësim për menaxhimin e dobët dhe abuzimet që, sipas tij, ndodhin në sektorin e shëndetësisë. Ai tha se ka ardhur koha për të rritur buxhetin e shëndetësisë, për ta dërguar tek 5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PPB), siç ishte premtuar nga Rama, por që aktualisht nuk është realizuar.
Kandidati i PD-s deklaroi se qeveria nuk ka përmbushur premtimet e saj dhe se janë të nevojshme 2-3% më shumë të PPB për shëndetësinë. Ai gjithashtu theksoi se as arsimi dhe as shëndetësia nuk duhet të trajtohen me koncesione.
Ilir Alimehmeti: PS e degdisi shëndetësinë në gjendje të mjerueshme. Rama bën vetëm fasadë. Mungesën e mjekëve dhe të ilaçeve i vuan qytetari. Kemi dhe keqmenaxhim dhe abuzim. Duhet të shtojmë buxhetin në shëndetësi. Vetë Rama ka thënë se do të jetë 5 përqind shpenzimi i PPB për shëndetësinë, por se sot nuk është dhe kryeministri nuk mbajti premtimin që ka dhënë vetë. Paratë janë, shëndetësia ka nevojë për 2-3 përqind më shumë të PPB. Arsimi dhe shëndetësia nuk jepen me koncesion.
(Balkanweb)