Albi Alla është zyrtarisht një lojtar i Janbian, klubit që militon në ligën e dytë kineze dhe që objektiv parësor ka ngjiten në kategorinë e më të mirëve, ndërsa Agustin Torasa është fare pranë.

Të dy lojtarët kanë lënë Flamurtarin ditën e djeshme për të siguruar sot kontrata të majme në Lindjen e Largët, me Allën që do të përfitojë rreth 150 mijë dollarë në 10 muajt e ardhshëm, ndërsa Torasa do të përfitojë rreth 50 mijë dollarë më shumë sesa Alla.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Alla dhe Torasa pasi janë njohur me ofertat, kanë vendosur të prishin kontratat me Flamurtarin duke qenë se pagat e prapambetura ja u lejojnë këtë mundësi në favor të tyre.

Por as Flamurtari nuk është bërë pengesë, teksa drejtuesit vlonjatë kanë rënë dakort që t’u japin lejekalimet pasi dy futbollistët kanë hequr dorë nga pagat e prapambetura.

Kështu, pasi Danilo Alveshit që ka firmosur dy ditë më parë në Kazakistan, Flamurtari humbet dy lojtarë të tjerë cilësorë nga formacioni bazë, me skuadrën vlonjate që është gjithnjë e më shumë në krizë totale.

Whatsapp Image 2019 02 19 At 16.25.57
Whatsapp Image 2019 02 19 At 16.25.57

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb