ITALI

Dy vjet pas zbulimit të historisë së dashurisë, Ambra Agiolini dhe Massimiliano Allegri kanë vendosur të martohen, ose më saktë janë martuar. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet nga unazat e martesës që shfaqen në gishtat e tyre.

Pak kohë më parë revista italiane, ‘Diva” ka publikuar disa foto të çiftit nëpër rrugët e Milanos dorë për dorë ku më pas kanë hyrë në një dyqan bizhuterish. Fotot me unazat e martësës në gisht janë bërë në Milano, pasi çifti u kthye nga pushimet e festave në londër.

Ambra dhe Massimiliano ishin çifti i verës së vitit 2018. Ata u fotografuan për herë të parë në qershor duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime në plazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që 40-vjeçarja ka qenë e martuar me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin u divorcua në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë, Jolanda 13 vjeçe dhe Leonardo 11 vjeç.

Ndërsa trajneri i Juves është i njohur për skandalet e tij “rozë”. Në vitin 1992 kur ka qenë vetën 24 vjeç la të fejuarën e tij dy ditë para dasmës. Në vitin 1994 martohet, martesë e cila zgjat katër vjet. Nga kjo martesë lindi në 1995-ën vajza e tij. Ndërsa nga një marrëdhënie më vonë në vitin 2011 lindi dhe një djalë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb