Për të caktuar çmimin e Paul Pogba është vetë trajneri i Juve-s Massimiliano Allegeri: “Për Pogba-n duhen 100 milion euro. Nuk po i zbulojmë sot cilësitë e tij, është i destinuar të rritet dhe të bëhet lojtari më i mirë në botë. Është i shkëlqyer, po rritet, është një kampion sepse bën diferencën”. Në një kohë që Allegeri i vendos një çmim është Mino Raiola, menaxheri i tij i cili hap zyrtarisht tenderin për mesfushorin francez: “Nëse Pogba do ishte në merkato në këto momente do ishte lojtari më i kushtuar në botë. Jam i lumtur për interesimin që klubet kanë për lojtarin tim. Kushdo që merr vesh pak nga futbolli e di që në botë janë vetëm 8 skuadra që mund t’ia lejojnë vetes një lojtarë të tillë. Jam i bindur që këto skuadra do luftojnë ndërmjet tyre për të blerë kartonin e Pogba-s. Sigurisht përfundon Raiola është një lojtar i Juventusit deri në fund të sezonit, më pas të shohim”.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb