Massimiliano Allegri u shpreh pas ndeshjes se Juventusi e meritoi fitoren 2-1 ndaj Parmës, por shton se kanë ende shumë punë për të bërë. Bardhezinjtë tani kanë fituar tre nga tre ndeshjet e luajtura në këtë sezon në Serie A, por ishte një tjetër ndeshje e vështirë, pasi Gervinho barazoi 1-1 rezultatin përpara se Blaise Matuidi të shënonte golin e fitores. Në një intervistë për DAZN Allegri u shpreh: “Djemtë bënë shumë mirë. Parma është një vend i vështirë për të luajtur dhe ne kemi fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Ajo lufton për të fituar më shumë siguri, janë shumë të organizuar dhe të rrezikshëm në kundërsulme. Është një fitore e merituar, por ne kemi shumë punë për të bërë. Ne duhet të ishim më të durueshëm dhe jo aq të nxituar, pasi Parma luajti mirë në pjesën e parë. Ka vështirësi nga më të ndryshmet për një sulmues më Serie A, por ai (Ronaldo) bëri një ndeshje të mirë në përgjithësi. Jam i lumtur me atë që ai po bën dhe pushimi për ndeshjet e kombëtareve do të na ndihmojë të gjithëve që të jemi më të mprehtë”, përfundoi tekniku italian. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb