Përjashto përmbysjen e madhe kundër Atletico Madrid, Max Allegri thuajse nuk ka bindur kurrë tifozët e Juves, sërish edhe këtë herë eliminimi në Champions i faturohet atij. Pavarësisht dominimit absolut që Juve ka pasur në futbollin italian, ky fakt nuk e ka bërë kurrë të sigurt të ardhmen e tij, por çuditërisht në momentin e tij më të vështirë, si Allegri ashtu dhe presidenti Agnelli janë të bindur se do të vazhdojnë “martesën” ndërmjet tyre:

Allegri Juve Milan 16 01 19
Allegri Juve Milan 16 01 19

“Kam folur me presidentin, do të takohemi sërish për të programuar të ardhmen. I kisha thënë dhe më herët, dëshira ime është të qëndroj këtu. Ajax e meritoi kualifikimin. Ronaldo? Na ka dhënë një dorë të madhe gjatë këtij sezoni. Kur luan në çerekfinale duhet të kesh në dispozicion grupin e plotë që të shprehesh në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Allegri.

Agnelli01
Agnelli01

Për ti dalë në krah trajnerit në këtë moment të vështirë ka menduar vetë presidenti Andrea Agnelli: “Ajax e meritoi kualifikimin. Jemi të zhgënjyer por është një humbje që duhet analizuar në mënyrë komplekse. Kemi 5-6 vite që kualifikohemi në fazën çerekfinale, ky është një motiv krenarie. Champions League ishte dhe vijon të mbetet një objektiv, do të provojmë sërish vitin tjetër me Allegrin në stol. Allegri? Do të takohemi në fund të sezonit për të diskutuar mbi kontratën. Kemi një grup teknik, një ekip të konsoliduar dhe lider në shoqëri, e gjitha kjo na garanton vazhdimësi për të ardhmen”, u shpreh Agnelli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb