Juventus përfundoi rrugëtimin në Champions League, por nuk ka mbyllur ende llogaritë me Europën, pasi luan në Europa League këtë të enjte ndaj francezëve të Nantes. Trajneri i bardhezinjve, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Nesër nis rrugëtimi jonë europian në Europa League. U uliminuam në Champions, por është një portë e hapur që mund të na çojë në Champions Leaguen e vitit të ardhshëm. Pengesa e parë është Nantes e më pas çerekfinalet e me radhë për të kërkuar t’i shkojmë deri në fund kompeticionit.”

Situata- “Cuadrado do të jetë edhe pse nuk është ende 100%. Bonucci do të jetë, është grumbulluar për të ndihmuar në atmosferën e skuadrës. Më pas janë të gjithë të gatshëm, përveç Pogba dhe Kaio Jorge.”

Europa League “Jemi të përqëndruar tek e tashmja, duam të ecim hap pas hapi. Nuk duhet të humbasim absolutisht, duhet të tregojmë forcën tonë deri në fund. Në kampionat, në Kupë dhe në Europë. Po punojmë për të rikuerpuar disa gjëra.”

Favorit- “Nuk e di nëse jemi favoritë, por Nantes është një skuadër e mirë. Dua të përqafojë fortë lojtarin që humbi fëmijën” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb