Nuk ka mjaftuar as raundi i dytë që Allegri dhe Agnelli të dalin me një vendim përfundimtar, e ardhmja e stolit të Juves mbetet ende e paqartë. Ndryshe nga herët e tjera, Allegri këtë radhë është paraqitur me një listë konkrete, emra konkret që dëshiron të ti ketë në skuadër për të synuar sërish triumfin në Champions League.


Allegri Juve Milan 16 01 19
Allegri Juve Milan 16 01 19

Nëse Agnelli dëshiron ta mbaj në skuadër duhet ti plotësoj kërkesat, këtë herë Allegri nuk ka ndërmend të bëj kompromise. Ndryshe nga herët e tjera, Agnelli por dhe dyshja drejtuese, Paratici-Nedved janë përballur me një Allegri me grindë dhe imponues. Duke nisur nga vetja, më shumë se sa në termat ekonomik, Allegri kërkon rinovimin e kontratës të paktën deri në vitin 2022.


Allegeri
Allegeri

Trajneri i Juves kërkon nga drejtuesit të paktën 4 përforcime, mbi të gjitha në mbrojtje pasi dihet që BBC është drejtë shpërbërjes. Në mesfushë përveç Ramsey kërkon dhe një futbollist të tipit Toni Kroos.


Toni Kroos 1495136225 10299
Toni Kroos 1495136225 10299

Gjermani është në prag largimi nga Real Madrid, Kroos pëlqehet shumë nga C.Ronaldo. Nga ana tjetër në sytë e Allegerit lojtarë si Dybala, Alex Sandro dhe Cancelo mund të largohen në fund të sezonit.
(BalkanWeb)