TIRANE

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayısman,janë bërë prindër për herë të dytë. Mediat turke, vetëm pak minuta më parë kanë publikuar lajmin se pritja e ëmbël ka marrë fund.

Vajza ka përshëndetur sot botën duke bërë të lumtur familjen e saj dhe të gjithë të afërmit e tyre. Siç e kishin zbuluar edhe publikisht, vogëlushja është pagëzuar me emrin Alina. Zyrtarisht, Efehan është vëllai i madh në familjen e bukur. Urime çiftit të bukur!

“Bashke me ty. Perjete dhe pa kushte u rrit nje dashuri brenda meje. Zoti ja befte mbare kujtdo qe dëshiron. Mirëseerdhe prane nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”-shkruan Tolga.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb