TURQI – Fansat e një prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar e prisnin prej kohësh lajmin e bukur nga Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman.

Ata u martuan më 14 shkurt 2017 në Los Angeles në një ceremoni vërtet të mrekullueshme, nga ato që të bëjnë të besosh se skenat e filmave ndodhin edhe në realitet.

Mirëpo, pas dasmës fansat e çiftit prisnin lajmin se do të bëhen prindër. Sipas mediave turke gjatë një kontrolli të përgjithshëm që Almeda ka kryer në spital ka zbuluar lajmin e madh se do të bëhet nënë për herë të parë.

Çifti thuhet se e ka mësuar prej dy javësh lajmin, por ka vendosur ta mbajë të fshehtë, nuk e dimë për sa kohë. Mediat turke shkruajnë se çifti janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër për herë të parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb