TURQI- Bukuroshja shqiptare, e cila për momentin po shijon famën në shtetin fshinj Turqi, siç duket dita-ditës po bëhet më e pëlqyer atje dhe madje po fiton më shumë të ardhura. Kjo duket edhe nga makina e saj e re, super luksoze.

Pas pjesëmarrjeve në spektakle të ndryshme dhe programe televizive, së fundmi Almeda Abazi ka qenë pjesë e një programi televiziv që është xhiruar në Spanjë, por që pritet të transmetohet në televizionet turke.

E, pasi ka përfunduar këto xhirime, bukuroshja Abazi është nisur drejt shtetit aziatik Singapor për të shijuar disa ditë relaksi. Almeda nuk ka ngurruar të tregojë edhe linjat seksi e, krah saj, makina luksoze që sapo ka blerë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: