TIRANE

Aktorja Almeda Abazi shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili do të jetë një djalë. Almeda Abazi prej muajsh dha lajmin e mrekullueshëm të pritjes së ëmbël.

Megjithëse është aktive në ‘Instagram’, Almeda nuk publikon shpesh rreth shtatzënisë, jo më kot kurioziteti i fansave të saj rritet çdo ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Teksa i kanë mbetur edhe shumë pak ditë nga pritja e ëmbël, Almeda ka publikuar për ndjekësit në “Insta Story” një video ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Më pas ka ndarë me të gjithë një foto ku shfaqet informacioni i saktë i vijueshmërisë së shtatzënisë. Almeda është në javën e 32-të pritjes së ëmbël që ndryshe shpjegohet si hyrja në muajin e 8-të të shtatzënisë. Almeda sëbashku me bashkëshortin turk, Tolgahan Sayisman, kanë treguar se po e presin me padurim ardhjen në jetë të të voglit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb