TIRANE

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi është në muajin e tetë të shtatzënisë. Ajo ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’ dhe ka publikuar shpesh herë foto me barkun e rrumbullakosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku duket totalisht ndryshe. Almeda ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke u kthyer kështu në bjonde. Ajo gjithashtu i ka shkurtuar shumë flokët si edhe ka prerë balluke.

Nuk e dimë nëse ka vendosur paruke apo janë flokët e saj të vërtetë, por ajo nuk duket aspak si Almeda që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Kujtojmë se përveç aktrimit, Almeda ka filluar karrierën si këngëtare, pasi këtë vit publikoi bashkëpunimin e saj të parë me titullin ‘Alabama’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb