TIRANE – Almeda Abazi është në prag të martesës të saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman. Aktorja e njohur dhe ish Miss Shqipëria do të kurorëzojë dashurinë e saj më 13 shkurt, datë kur ajo mbush 25 vjeçe.

Mbrëmjen e së shtunës, Almeda shkëlqeu në dasmën e shokut të saj, një tjetër aktor turk, Murat Yildirim i njohur nga shqiptarët për rolin e ‘Savashit’, i cili u martua me bukuroshen, Iman Elbani Yildirim.

Ish Miss-i ka qenë e ftuar së bashku me të fejuarin e saj në këtë festë. Almeda ka postuar disa foto nga dasma në profilin e saj të “Instagramit”, ku uron edhe çiftin për jetën e re dhe duke falenderuar bashkëpunëtorët për lukun e saj fantastik.

25-vjeçarja shqiptare dhe aktori turk kanë dy vjet të lidhur, ndërsa fejesa u bë në muaji nëntor, kur u caktua dhe data e martesës. Çifti pritej të martohej në pranverë, por Sayisman vendosi që ditëlindjen e Almedës ta bëjë edhe më të paharrueshme.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: