Modelja dhe ish Miss Shqipëria, Almeda Abazi, prej kohësh jeton dhe punon në Turqi. Ajo dhe i dashuri i saj turk, aktori Tolgahan Sayisman, po shijojnë pushimet në plazhet ekzotike të Majamit.

Aktori, modeli dhe prezantuesi i njohur televiziv në Turqi, Tolgahan Sayisman, prej gati një viti ka një lidhje me ish–Missin shqiptar, Almeda Abazi. Tashmë, Tolgahan Sayisman e ka bërë publike, marrëdhënien e tij me bukuroshen shqiptare pas një kohe të gjatë spekulimesh në mediat turke.

Bukuroshja shqiptare është kthyer në një sensacion në show bizzin turk. Ajo ka qenë pjesë në serilain turk ‘Sulejman i Madhërishëm’ në rolin e Valerias. Abazi ka qenë disa herë në kopertinën e revistave më të famshme turke. Ndërsa në Shqipëri ajo njihet si modele dhe “Miss Shqipëria” 2008.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: