TIRANE

Është në muajin e 9-të dhe mezi po pret ta ketë në krahë djalin e saj të parë. Almeda Abazi është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe ish Miss Shqipëria ka po shijon moment të saj. Bukuroshja ka ndarë me publikun dhe fansat e saj pothuaj çdo emocion të pritjes së ëmbël, bashkë me bashkëshortin e saj, Tolgahan.

Në një intervistë për revistën ‘Who’, Almeda ka zbuluar më shumë për emocionet që ka kaluar gjatë kësaj kohe të muajve të ëmbël.
“Kanë qenë muajt më të shenjtë të jetës sime, nuk di të përshkruaj atë që ndjej. Besoj se vetëm nënat më kuptojnë, por di që tashmë Efehan i ka dhënë e do t’i japë një tjetër kuptim jetës sime”, – ka thënë Almeda për këtë moment të jetës.

Edhe emri me të cilin çifti kanë vendosur ta pagëzojnë ka një domethënie për Almedën dhe Tolgën. Siç rrëfen Almeda, asaj në fillim i pëlqente Efe, por Tolga bëri një ndërhyrje të vogël: “Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ia thashë Tolgës, më tha ‘le të jetë Efehan’, pasi shumicës prej emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan”- ka treguar Almeda. Bukuroshja shqiptare foli edhe për kilogramë që ka shtuar gjatë shtatzënisë. Ajo tregoi se ka shtuar 13 kg por nuk është aspak e shqetësuar për këtë gjë.

“Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’. Me thënë të drejtën, nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot.”- rrëfen Almeda Abazi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: