TURQI

Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Vogëlushi u pagëzua me emrin, Efehan.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por, erdhi momenti që ata të lënë spitalin dhe të përjetojnë një tjetër dimension të prindërimit, mes kujdesit absolut për pjesëtarin më të ri të familjes, mes dashurisë së njerëzve që po u qëndrojnë pranë. Deri tani, kanë qarkulluar fotot nga festa speciale e ardhjes në jetë të Efehan.


Mbrëmjen e djeshme çifti është fotografuar duke dalë nga ambientet e spitalit, me foshnjen në krahë, teksa dukeshin të buzëqeshur. “Jemi shumë të lumtur, momentalisht jemi mbi re”, u shpreh Almeda për gazetarët e pranishëm në momentet e daljes së tyre me të birin nga spitali, ndërsa zëri i dridhej.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb