TIRANE – Almeda Abazi, për 3 muaj me radhë prezantoi spektaklin ‘Dancing with the stars’, duke qëndruar në Shqipëri gjithë këtë periudhë. Në natën finale të spektaklit në Shqipëri erdhi dhe bashkëshkëshorti i saj aktori i njohur turk Tolgahani Sayisman.

Untitled-6

Tolgahan u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe performanca e kërcimit që çifti bëri gjatë spektaklit u vlerësua me duartrokitje të mëdha. Mirëpo edhe pse publiku e priti mjaft mirë, para se të largohet sërish për në Turqi, Almeda është shprehur e pakënaqur ndaj produksionit të ‘Dancing with the stars.

-640-0-5b1eb95192a65

Nëpërmjet një statusi në Instastory, ajo tregoi se ata nuk i kishin mbuluar as shpenzimet ekstra gjatë qëndrimit të saj në hotel. “Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing with the stars Albania duke lënë angazhimet e tij në Turqi.

Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”, vazhdon Abazi në postimin e saj. “Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua”- shkruan Almeda në “Instastory”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: