TURQI

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman së shpejti do të bëhen prindër. Ish- Miss Shqipëria është në pritje të fëmijës së saj të parë, i cili është djalë.


Herë pas herë bukuroshja shqiptare poston detaje nga ditët e shtatzënisë, kujtojmë këtu rrahjet e zemrës së bebit, barkun e rrumbullakosur. Por me anë të rubrikës “Ask me a question” në Instagram, Almeda ka vendosur të zbulojë akoma më shumë detaje nga shtatzënia e saj, duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dikush e ka pyetur se cila është gjëja që bën më me shumë qejf gjatë shtatzënisë dhe ajo thotë se të dëgjojë këngët e saj të preferuara ndërkohë që i jep makinës, madje kjo shërben si terapi për të. Ndërkohë ajo nuk ka një ushqim të preferuar këto kohë, sepse i pëlqen të gjitha.


Po ashtu Almeda ka zbuluar dhe emrin e vogëlushit të saj, i cili do të quhet Effhan, ndërsa për sa i përket gjuhës që do ti mësojnë fëmijës së bashku me Tolgahan, ajo thotë se do të mundohet ti flasë vetëm shqip. Ajo ka treguar edhe se është në javën e 23-të të shtatzënisë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb