TURQI

Almeda Abazi zbuloi pak kohë më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Ajo pranoi se është shtatzënë dhe na tregoi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një djalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-miss-i është treguar e rezervuar për një kohë disi të gjatë, duke mos publikuar foto me barkun e rrumbullakosur, por së fundmi ajo ndau me të gjithë një foto shumë të bukur ku dukshëm vihej re barku i rrumbullakosur.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune, Almeda ka publikuar në “Instastory” video ku shfaqet mjaft e lumtur teksa përkëdhël me duar barkun e rrumbullakosur. Almeda shfaqet teksa i jep makinës dhe duket sikur foshnja reagon sipas muzikës që është në sfond.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb