Në vend të ziles së alarmit, sigla e emisionit të Bashkim Hoxhës, “Koha për t’u zgjuar” i tregon shqiptareve, se është ora 7:00 e mëngjesit.

Mëngjesi i kësaj të enjte ka qenë i veçante për gazetarin Bashkim Hoxha. Emisioni shume i dashur për publikun, “Koha për t’u zgjuar” mbushi plot 22 vite.

Ndër vite qytetaret kanë gjetur një dritare të sinqertë, ku kanë denoncuar hallet, ankesat, shqetësimet e komunitetit ku jetojnë, padrejtësitë, abuzimet apo indiferencën e shtetit. Qytetarët kanë kërkuar ndihmën e Bashkim Hoxhës, i cili e ka gjithmonë një përgjigje për ta!.

\

Sot telefonuesit nuk kanë nguruar ti urojnë ditëlindjen emisionit ”Koha per t’u zgjuar”

Është e vështirë të niset mëngjesi pa dëgjuar zërin e Bashkim Hoxhës, i cili  është bërë aq i afërt i dashur dhe  i besueshëm për shqiptarët. Hoxha fton qytetaret që titujt e gazetave ti dëgjojnë pikërisht nga News 24 e më pas të behën pjese aktive e emisionit.

Shpesh në emision janë të ftuar politikanë, per ti dhene përgjigje shqetësimeve te qytetareve. Në garën e mëngjesit, Bashkim Hoxha merr pjesën dërrmuese të audiencës prej vitesh. Emisioni erdhi ne një kohë të trazuar për shqiptarët në vitin e mbrapshtë 1997.

Hoxha ka thënë se shqetësimet e tyre vendoi ti transmetojë publikisht pasi hallet nuk pasqyroheshin në shtypin e kohës. Emisioni u transmetua per herë të pare ne televizioni Teuta e më pas u rrit në një ekran lider  të informimit, pikërisht në News 24.

Një gjë është e sigurt që emisioni “Koha per t’u zgjuar” do te vazhdoje te shoqërojë mëngjeset e shqiptarëve  me të njëjtën ftesë. “Alo mirëmëngjes flisni…”

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: