Mund të jetë sërish Premier Liga në të ardhmen e Zllatan Ibrahimoviçit, me këtë të fundit që mbyli aventurën e tij me Los Anxhelos Galaksi në MLS dhe po pret një tjetër ofertë për të treguar se ndonëse është 38 vjeç, vijon të mbetet një nga sulmuesit më potentë në qarkullim.

Në Itali hipotezat kanë qenë të shumta mes Bolonjës dhe Milanit, por “Sportmediaset” raporton për një telefonatë që mund të prishë ëndrrën e klubeve italiane. Zhoze Murinjo, trajneri i ri i Spursave, ka telefonuar Raiolën dhe i ka kërkuar të bintë Ibran.

Raporti mes Zhozës dhe Zllatanit është i shkëlqyer sidomos pas viteve të kaluara bashkë tek Interi dhe Mançesteri. Pretendimet e suedezit aktualisht janë të larta, pasi Milanit i kërkoi 18 milionë euro për një vit e gjysmë kontratë, ndërsa edhe klube të tjerë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb