DURRËS

Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një telefonate nga një qytetar në numrin 112. Doza me lëndë narkotike, armë e ftohtë dhe para cash i janë sekuestruar nga policia.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar që denonconte se një shtetas në qytetin e Durrësit shpërndante lëndë narkotike.

Policia e Durrësit organizoi menjëherë shërbimet, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarin për denoncimin e rastit dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo “Komisariatin Dixhital” çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtjen e anonimatit, vlerësimin maksimal të çdo informacioni dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: