TIRANE- Doni të largoni kistet nga vezorja? Boll me ilaçe, ju prezantojmë një recetë popullore, me bazë aloe vera dhe mjaltë, të cilin duhet ta përgatisni në këtë mënyrë:

Merrni disa gjethe kaktus aloe vera dhe vendosni në frigorifer për të qëndruar dy javë. Pastaj imtësoni dhe shtrydheni lëngun e tyre. Lëngun e fituar përzieni me mjaltë në raport 1:1. Masën e fituar ruajeni në frigorifer.

Mënyra e përdorimit:
Për ta përdorur këtë ilaç natyral nga mjalti dhe aloe vera, merrni një lugë nga masa e fituar dhe më pas duhet ta ngrohni pak që të jetë më e lëngshme sepse gjatë qëndrimit në frigorifer është fortësuar. Pasi ta keni ngrohur, merrni një tampon vaginal dhe me lëngun e fituar lyeni tamponin dhe më pas vendoseni në vaginë. Lëreni të qendrojë tërë natën për të pasur efekt.
Përsëritni këtë procedurë për 10 ditë dhe pastaj bëni pauzë. Ilaçin mos e përdorni në kohën e menstruacioneve. Pas pauzës së dëshiruar (deri me 1 javë) vazhdoni terapinë edhe 10 ditë tjera.
Me ndihmën e këtij ilaçi natyral, mund ta shëroni edhe erozionin e qafës së mitrës.
Ju këshillojmë që të konsultoheni edhe me gjinekologun për ta aplikuar këtë ilaç natyral.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: