Mbaroi sezoni i futbollit dhe çdo sport me sportdashës, tifozë , me zhurmë, debate në televizion e rrëmujë . Së fundmi ky biznes përfaqësohet me punë me mëditje, sepse ai që humbet nuk paguhet dhe ai që fiton do të paguhet. Dhe këtë e quajnë sport. Por ndryshe është në sportin tonë që quhet alpinizëm , nuk sakrifikon dhe me jetë si punëtor me mëditje , por si sportist e duke bërë sport.

Tani është rradha të dëgjohemi ne , alpinistë e bjeshkëtare, ku tifozeria është dashuria e Nënës natyrë.
E gjithë bota e alpinizmit botëror këto dy muajt e fundit e ka drejtuar vëmendjen në vargmalet e Himalajave , ku këtë sezon me mijëra alpinistë dhe të apasionuar të malit shijojnë , provojnë veten deri ku i kanë mundësitë e tyre fizike e psikike, përballë ashpërsisë që përfaqëson ky masiv i jashtëzakonshëm malor.

Mrika

Por alpinistët dhe ekspeditat më të mira të botës po mësyjnë drejt finales së madhe, për të ngjitur majat e maleve me të larta dhe rrugëtime me sfida nga më të vështirat , ku sipas klasifikimeve cilësohen me rrezikshmëri 8. Eshtë tepër kënaqësi ku fal informimit ‘live’ dhe tepër të shpejt që po na ofron teknologjia e informacionit , ne ndjekim me emocion ditë pas dite të gjitha zhvillimet dhe organizimet që bëjnë alpinistët me ekspeditat e tyre për të realizuar qëllimet dhe pasionet e tyre , por më e rëndësishmja është kënaqësia që ndiejnë me përballjen me lartesinë e motin të egër , stuhitë e borës, temperaturat e ulta disa gradë nën zero, orteqet vdekjeprurës që të “ofrojnë” Himalajat.

Këtë vit shqiptarët po qëndrojnë me dinjitet sëbashku me më të mëdhenjtë e botës . Alpinizmi kosovar i përfaqësuar nga Federata Alpinistike dhe Bjeshkëtare e Kosovës , këto vitet e fundit po njeh nje hov të madh në këtë sport, fal një tradite , kulture me një masivizim të pashoq bjeshktarie, është emancipim dhe edukatë e kësaj shoqërije , e si pasoje përfitimet e këtij investimi po vijnë vit pas viti . Fati po sjell në pah një brez të mahnitshëm të rinjsh që po shkëlqejnë në këtë fushë , por më të spikatura dhe për t’u admiruar janë femrat kosovare, të cilat po përfaqësojnë vehten me delikatesë , kurajo, këmbëngulje , modesti e kulturë përpara një disipline të fortë ku virtytet që karakteri kërkon për këtë sport të ndëshkon rëndë nqs gabon.

Mal
Mal

Uta Ibrahimi , Arineta  po japin shumë për këtë sport, duke përfaqësuar vehten dhe vendin e tyre me personalitet në evente botërore . Më vjen keq që ne të Shqipërisë po largohemi shumë nga ajo që kemi arritur dikur , dhe akoma më shumë për gjendjen e rëndë që ndodhet alpinizmi ynë .

Mrika dhe Uta janë dy vajza të cilat po synojnë të bëjnë atë që cdo femër është “ ziliqare” për to. E para është vetëm 17 vjece , e shoqëruar nga babai i saj Aranati Nikqi , në këto momente janë nisur dhe po synojnë të pushtojnë majën më të lartë të botës Everest , si pjesë e projektit ‘Seven Samites’ . Ajo do synon të thyejë rekordin Guinness për moshën e saj , duke ngjitur 7 majat e maleve më të larta të shtatë kontinenteve të rruzullit tokësor. Deri më tani ajo ka ngjitur Kilimanxharon 5 895m në Afrikë , Mt.Vinson Massiv4 892m në Antarktid , Mont Blanc 4 810m në Europë dhe deri në gusht ajo synon të pushtojë dhe katër të tjera , si : Everest , mt Dinali 6 119m në Alaskë , mt Elbrys 5 692m në Kaukaz dhe ajo në Indonezi .

Mrika Aranit Nikqi

Mahnihtëse për gjithshka, dhe më tepër për kurajon , karakterin që ka Mrika Nikqi për të bërë atë që nuk e bën cdo kush . Meritë dhe shtysa e padiskutueshme është familja e saj, Albanina , e ëma e saj , Araniti, babai, dhe Leka, vëllai iI saj ,të cilët po sakrifikojnë shumë për këtë ndërmarrje domethënese . Po përse ata po e bejnë këtë aventurë sa të bukur e të vecantë, por aq të rezikshme ?

Për këtë, ju lexues të këtij artikulli, duhet t’i referoheni shkrimeve që vet ata kanë postuar në rrjetet sociale, ku cdo ditë njoftojnë rreth vehtes . Janë me të vërtetë një mrekulli që me shumë thjeshtësi e modesti tregojnë shumë pak përpara asaj që ata po bëjnë për të plotësuar jo vetëm një qëllim, pasion , kënaqësi të tyren, por edhe të jenë krenar përpara të gjithëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kurse Uta Ibrahimi tashmë të gjithë po e njohin si alpinistja më e mirë në të gjitha trevat shqipfolëse , ka ngjitur 4 nga 14 majat më të larta të botës . si : mt Everest 8 848m, mt Manasolu 8 160m , mt Cho Oyu 8 000m, mt Lhotse 8 514 m faqja verilindore , por dhe maja të tjera në Himalaja , si Ama Dablam 6 812 m etj.

Por sot ajo është pjesë ekspeditës Hongs, një ekspeditë koreano jugore me 10 alpinistët më të njohur të botës , ku po synojnë për herë të gjashtë të ngjisin faqen jugore të Lohtes 8 320m, një faqe shkëmbore dhe akulli rreth 3 200m , pothuajse një faqe kënd drejtë, me kënd pjerrësie nga 65 deri 75% . Kjo ngjitje është quajtur ngjitja drejt të së pamundurës , pasi është tentuar të pushtohet për 30 vite rrjesht . Të ngjitesh pa asnjë ndihmë , pa Sherpa e portera,pa udhërëfyes, ku cdo gjë mbartet ne shpinë nga vete alpinistët , gjë që përbën rekord për nga rëndësia, mban lart vlerat alpinistike që ka kjo ekspeditë, ku në syrin e analistëve dhe gazetarëve botëror shihet si ngjitja më e vështirë e të gjitha kohërave .

Po përse rrugëtimi Kazinski, emër i vënë në respekt të alpinistit polak që humbi jetën për të ngjitur kete faqe, vazhdon të triumfojë përpara tentativave dhe sakrificave të shumë ekipeve nga shkollat e alpinizmit më të mira në Botë? Për këtë më mirë unë po ju referoj të ndiqni faqen e Uta Ibrahimi, ku ka publikuar një informacion me detaje rreth ekspeditës. Por dhe organizatorët po publikojnë cdo ditë rreth kësaj ngjitje , ku më e vecanta është se kjo ekspeditë organizohet nga gjigandi mediatik ‘National Geografic’ me një staf të jashtëzakonshëm teknik, ku për herë të parë në historinë e saj ka transmetuar live këtë ngjitje . Prandaj ne duhet të krenohemi me pjesëmarrjen e Utës e cila me forcën e shpirtit , vullnetin , brishtësinë , humorin dhe dashurinë e saj për malin, natyrën, ka bërë për vete të gjithë ekspeditën duke e inkurajuar për të qenë lidere e grupit te dytë që do të sulmojë majën e Lhotses .

https://www.facebook.com/UtaIbrahimi

Kjo është me të vërtetë mahnitëse ! Po familjarët e tyre cfarë po mendojnë?
Familja Ibrahimi dhe familja Nikqi tashmë janë të mbërthyer nga emocionet se cfarë do ndodh me vajzat. Unë kam fatin të jem në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë dhe po përjetoj po të nëjtat emocione rreth ekspeditave te Everestit dhe te Lhotses.Ata janë mbështjell rreth ankthit mbi vazhdimsinë e ngjitjes në këto ditë finale, të cilat po zhvillohen në të njëjtën kohë. Nënat e kanë më të vështirë për ta kapërditur këtë ankth. Zonja .Albanina, e ëma e Mrikës dhe Zonja Lutfije, e ëma e Utës megjithëse janë të mësuara tashmë me këto emocione , gjithsesi kanë kurajon të thoëe se e kanë pranuar me heshtjen e tyre, që vajzat të sakrifikojnë kaq shumë për dëshirën , pasionin per malin. Kjo I bën ato te jene krenare, të jenë unike . Eshtë shumë emocionuese të mbartësh në vetehtvete ate që po përjetojnë ato këto ditë .

Po baballarët ? Zotin Arianiti Nikqi dhe Zotin Skënder Ibrahimi , I kam shumë miq ,
Z. Araniti është më me fat . Ai po e përjeton frymën dhe zemrën e vajzës, Mrikës, nga afër . Së bashku janë plot energji duke furnizuar njëri tjetrin në cdo moment me atë që I mungon nga pjesa e tjetër e familjes , gruan dhe djalin Leken . Kurse Z. Skënder nuk e ka më për dore vajzën , Utën. Ai e vuan më shumë, sepse nuk ka fatin e Aranitit, që të jetë pranë saj , e kupton qartë dhe e ndien bashllëkun deri kur ta përqafoj nga afër vajzën e tij. Kur e kam takuar më ka habitur se si heshtja dhe qetësia e tij , ishte me nje lloj përulje përpara Utës, gjë që simbolizon kurajon dhe shpresën se edhe këtë rradhë sic do herë, ai do e presi shëndosh e mirë në areportin e Prishtinës . Kjo është sakrifica prindërore , që po ashtu si nënat dhe baballarët kanë dhembshurinë e heshtur. Por dhe komuniteti bjeshkëtar në Kosovë po i mbështet moralisht dhe janë pranë gjithshkaje që simbolizon ky event.

Ata postojnë cdo gjë nga jeta e tyre atje , ndersa me mesazhin që japin të dyja ekspeditat shpresojnë që të pamundurën ta kthejnë të mundur atë që po kalon e gjithë shoqëria shqiptare në këtë periudhë të trazuar politikisht, ekonomikisht. Ata po mbajnë gjallë shpresën që të rinjtë të shikojnë me qartë drejt së ardhmes, të prekin tokën e tyre, natyrën e vendit tonë dhe begatitë që sjellin, në qoftë se kuptojnë dhe mendojnë për qëllime me vlera për të qenë dikushi në jetë , me forcat e tyre , se vetëm me shumë punë , stërvitje të jashtëzakonshme , sacrificë, djersë, mund dhe shpirt, por mbi të gjitha me ngrohtësi dhe dashuri si Mrika dhe Uta kanë për Kosovën , për Shqipërinë tonë, të cilat po bëjnë që jo cdo kush e meriton t’i shkruash këto rrjeshta që po më dalin fort nga zemra.
Kurajo , fat dhe ardhshit shëndosh e mirë ! Me sukses, do të jetë akoma mrekulli !

*Xhimi Begeja, Mjeshter i Sportit të Alpinizmit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb