Sali Guindo, sulmuesi 28-vjeçar i cili spikati në elitën e futbollit shqiptar me skuadrën e Laçit është tashmë një futbollist i lirë.

Futbollisti nga Mali, mbylli së fundmi aventurën me skuadrën e Lamias që militon në Superligën greke. Guindo u aktivizua 11 ndeshje me bardheblutë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.  

Para transferimit në Greqi, 28-vjeçari aktivizohej në kampionatin izraelit me Makabi Petah Tikva, ku shënoi 5 gola në 25 ndeshje. 

Guindo është një njohës i vjetër i Superiores, ku përveç Laçit ka qenë pjesë e Bylisit dhe Skënderbeut.  

GUINDO

Në total, afrikani është aktivizuar 83 ndeshje në Superiore, ku ka shënuar 40 gola si dhe ka dhënë 7 asist. Gjithashtu ai ka luajtur edhe 13 ndeshje në Kupën e Shqipërisë ku ka shënuar 5 gola.  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb