Regjisori i njohur Altin Basha ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në programin “Dola te Ola” në News24.
Altini foli në program edhe për regjisorin e njohur, të ndjerin Pirro Mani, i cili u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë. Ai tha se Pirro Mani ka qenë modeli që ai ka ndjekur në karrierën e tij. “Ai jetonte prej vitesh në Amerikë, por kishte ndikim në teatrin dhe artin shqiptar pasi kishte lënë disa standarde që ende nuk janë arritur. Është një personazh frymëzues”.
Fotografia që u shfaq në studion e “Dola te Ola” me Pirro Manin ishte nga vizita e tij e fundit në Tiranë, ku Altini së bashku me aktorët e “Portokallisë” kishin vajtur ta takonin.
“Komplimenti më i madh në jetën time profesionale ka qenë kur mora vesh që ai me aktorja Pavlina Mani shikonin “Portokallinë” në Amerikë dhe pëlqenin punën time”, tha ai.
Ndërkohë kur në studio u shfaq një fotografi me aktoren e madhe Tinka Kurti, ai tha: “Di të jetë e barabartë me ty edhe pse është një personazh i jashtëzakonshëm i teatrit dhe kinematografisë shqiptare”.