Në seancën e mbajtur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) ndaj kryeprokurorit të Lezhës, Erion Shehaj, kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili përfaqëson në këtë seancë, Institucionin e Prokurorit Publik, ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë paraqitjes së pretendimeve të tij në KPA, Dumani argumentoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) duhet të ndryshohet dhe Shehaj duhet të shkarkohet nga detyra si subjekt i rivlerësimit.

“Kërkoj ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Erion Shehaj,” u shpreh Dumani.

Për të mbështetur këtë kërkesë, Dumani dorëzoi pranë Kolegjit një dokumentacion prej 22 faqesh, ku përmblidhen konkluzionet e tij mbi çështjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb