Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot nga konferenca për mbarimin e mandatit Kushtetues të KPK, se institucioni që ai drejton po godet pandëshkueshmërinë. Dumani tha se SPAK po punon për të rrëzuar mendësinë se ka të paprekshëm në vend, ndërsa shtoi vlerësoi se Reforma në Drejtësi e bëri më të sigurt rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka t’u kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.

Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve”, tha Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb