TIRANE – “Prej 3 muajsh, mesatarja e lejeve të legalizimit të dhëna është 5000 çdo muaj. Duhet të mbajmë këtë ritëm”. Kështu deklaroi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24”.

“Unë aktualisht, them ajo që prodhojmë ne është gjëja më me vlerë që merr ky qytetar. Duhet të mbajmë këtë ritëm, për shkak të cilësisë së dokumentit që prodhojmë”- u shpreh Lame.

Lidhur me qytetarët që nuk i kanë vetëdeklaruar shtëpitë e tyre, Lame tha se tashmë procesi është mbyllur dhe objektet nuk mund të vetëdeklarohen më.

“Ata që nuk kanë vetëdeklaruar në të gjithë ato fushata. Fushata e fundit e vetedeklarimeve është gusht 2015, ku u tha ejani kush nuk ka bërë vetëdeklarimin për objektet e vjetra. Tani i them qytetarëve vëlla i dashur të kemi thirrur 10 herë, kur s’ke interes t’i për shtëpinë tënde, përse duhet të kem unë. Nuk vletëdeklarohem më”- vijoi Lame.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb