Alvaro Morata dhe Alice Campello janë sërish bashkë. Çifti u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe nuk kanë krijuar romanca të reja.
Ata i kanë dhënë edhe një shans të dytë martesës së tyre, pasi modelja ka konfirmuar se është rikthyer në krahët e babait të katër fëmijëve të saj.
Pajtimi i çiftit vjen pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh të vazhdueshme.
Shenjat e para të telasheve u shfaqën më 11 gusht, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Vetëm një muaj para ndarjes, pamjet e çiftit duke festuar fitoren e Euro2024 nga Spanja.alvaro morata9Modelja shkoi në Itali pas transferimit të Moratas te Milani. Ajo deklaroi se kishin të njëjtët avokatë dhe nuk e kishin konsideruar divorcin, një tregues se një ndarje nuk ishte aq e afërt sa u perceptua fillimisht.
Natyra e marrëdhënies së tyre u bë e dukshme gjatë festimit të ditëlindjes së futbollistit në tetor, kur 29-vjeçarja e uroi, duke sinjalizuar dëshirën e tyre për të kapërcyer problemet në marrëdhënien e tyre.
Në nëntor, dyshja u pa së bashku në Milano, duke shijuar një shëtitje familjare me fëmijët e tyre. Për më tepër, pjesëmarrja e modeles në një nga ndeshjet e Moratas në San Siro nxiti spekulime për një rikthim mes tyre, ku disa gazetarë sportivë italianë pohuan se çifti ishte pajtuar.
Siç mediave të huaja, pritet që çifti të shpallë publikisht ribashkimin e tyre në rrjetet sociale, të njëjtën platformë që përdorën për të treguar se ishin ndarë.
Ndërkohë në një intervistë në muajin dhjetor për edicionin spanjoll të Forbes Woman, Alice tha se “Unë flas me Alvaron çdo ditë”.
Influencuesja përsëriti edhe një herë se nuk ishte tradhta që e shkaktoi ndarjen mes tyre.
“Ai nuk ka shkuar me dikë tjetër, asgjë nga këto nuk ndodhi. Alvaro më respekton. Fakti është që nuk ishim mirë bashkë për faktorë të tjerë”, theksoi Alice.
Duke folur për lidhjen e saj të gjatë me Alvaro Moratan (martesë nga e cila erdhën në jetë 4 fëmijët Alessandro, Leonardo, Edoardo dhe Bella), Alice Campello deklaroi: “Më donte shumë, më inkurajoi në të gjitha projektet e mia dhe më bëri të shoh një pjesë tek vetja që ndoshta nuk e dija. Por nuk flitet për një rikthim, të paktën tani për tani: “Qëllimi im tani nuk është të kthehemi bashkë, por të ndihemi mirë. Ai është familja ime dhe do të jetë gjithmonë.”
Pranimi i faktit që marrëdhënia e saj me Alvaro Morata kishte përfunduar nuk ishte e lehtë për Alice Campello, e cila zbuloi për Forbes: “Nuk mund të mësohem me këtë. Ndjej se ajo që kam përjetuar në marrëdhënie ishte më e sinqerta dhe e vërteta e jetës sime. Ne kurrë nuk kemi treguar mungesë respekti për njëri-tjetrin.”
Pas ndarjes Alice u pa duke qarë në rrugë, ndërsa në telefon përsëriste pafund emrin e ish-bashkëshortit të saj, u raportua në shtypin spanjoll.
Gjithashtu ishte e vështirë për futbollistin që ta pranonte këtë fazë të re dhe ndarja e kishte shkatërruar.
Në gusht, Alvaro Morata ishte i pari që njoftoi ndarjen e tij nga Alice Campello, pas 8 vitesh së bashku. Siç e kanë specifikuar vazhdimisht të dy, shkaqet nuk mund t’i atribuohen tradhtive apo mungesës së respektit. Të dy kanë ruajtur një lidhje të fortë, aq sa janë parë duke drekuar në Milano me fëmijët dhe modelja në disa raste ka pozuar me unazën e martesës në gisht.