Alvaro Morata “fluturon” menjëherë në Madrid, i gatshëm për t’iu nënshtruar testeve mjekësorë dhe për të lidhur një kontratë të re më Atletico Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Morata nuk kërkon të humbas kohë, rikthehet në shtëpi, në Madrid, por këtë herë jo për të veshur fanellën e Realit por atë të Atleticos, skuadër ku ka nisur dhe karrierën e tij në sektorin e të rinjve.

Zyrtarizimi i Gonzalo Higuain e bën fakt të kryer largimin e sulmuesin spanjoll nga Chelsea, largim për të cilin edhe Sarri ka dhënë bekimin e tij. Me Diego Costën të dëmtuar, Simeone pret me padurim që Morata të zyrtarizohet për të formuar një dyshe sulmi me Antuan Griezmann.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb