Dani Alves nuk lë askënd pa përmendur kur flet. Braziliani dha një intervistë për ESPN në të cilën ai rishikon sezonin, flet për të ardhmen e Neymar dhe ‘lë në ajër’ vazhdimësinë e tij te PSG.

I pyetur nëse do të vinte bast një darkë për Neymar që qëndron te PSG,Alves u përgjigj me ironi: “Një darkë? Kjo është pak. Vë bast Kullën Eifel. Unë mendoj se ai do të vazhdojë te PSG. Ai ende nuk e ka bërë punën e tij. Në jetë ju duhet të vendosni qëllimet, t’i arrini ato dhe pastaj të bëni atë që dëshironi “, tha Alves.

“Neymar është në një tranzicion. Ai nuk është i lumtur sepse rezultatet nuk kanë arritur.

Për interesimin e Real Madridit, ai  tha: “Nëse Madrid me thërret mua do t’i thoja që jo, nëse me therret për Neymar do ti thoja sërish jo, por Madrid interesohet për shumë lojtarë prandaj nuk jam i befasuar.”

Alves gjithashtu foli për thashethemet për një rikthim të Neymar te Barça. “Është shumë e komplikuar. Mënyra se si doli ai bën gjithçka shumë më të vështirë. Neymar donte të tregonte guximin e tij pa Messin, por kur të largohesh nga Barça, asgjë nuk është si Barça, ai ka diçka të veçantë”.

Vazhdimi i tij te PSG ?

“Për momentin nuk e kam nënshkruar rinovimin. PSG e di se unë dua ta ndihmoj këtë klub të ndryshojë historinë e tij. Nëse jemi në të njëjtin drejtim do të vazhdojmë, nëse jo, jo “.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb