TIRANË – Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot, shtimin e 2 monitoruesve në Autoritetin e Medias Audi0-Vizive në vend të dy personave në Sekretariatin e Përgjithshëm. Ka qënë ky një propozim i deputetit Bashkim Fino.

Komisioni do të shqyrtonte sot propozimin për disa ndryshime në strukturën, organikën dhe numrin e punonjësve të administratës së Autoritetit të Mediave Audiovizive në prani të kreut të këtij institucioni, Genti Sala.

Fino tha gjatë diskutimit se “buxhetin për AMA-n e kemi miratuar me një nr. të fiksuar dhe mendoj se nuk ka pse të ketë Sekretari të Përgjithshme në AMA dhe as zëvendës/sekretar. Sekretar nuk kanë as deputetët. Më mirë të shtojmë monitoruesit, nga 6 të bëhen 8.”

Në përfundim, Komisioni e miratoi projektligjin me propozimet e Finos.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb