Amazon do të prezantojë së shpejti veçorinë e re “Unlocked”, që do të lejojë përdoruesit të shkarkojnë falas aplikacione që dikur ishin me pagesë. Që me krijimin e dyqanit të saj Android Appstore, Amazon ka ofruar falas çdo ditë një aplikacion me pagesë. Tani kompania do të zgjerojë këtë veçori, duke ofruar më shumë aplikacione falas.

Sipas një raporti të publikuar nga TechCrunch, veçoria Amazon Unlocked do t’u ofrojë klientëve qasje falas tek aplikacionet dhe artikujt me pagesë në një seksion të veçantë në Appstore. Amazon do që nëpërmjet kësaj veçorie të re të rrisë numrin e shkarkimeve të aplikacioneve në dyqanin Appstore.

Tani që Google Play Store nuk e liston më aplikacionin Amazon Appstore dhe shitjet e telefonit Amazon Fire kanë rënë shumë, zhvilluesit nuk kanë interes për zhvillimin e aplikacioneve për këtë platformë. Megjithatë, promovime të tilla mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës. Zhvilluesit e aplikacioneve me pagesë shpresojnë që të rritet audienca nëpërmjet programit Unlocked, dhe të përfitojnë nga blerjet brenda aplikacioneve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: