Amazon zbuloi një veçori të re për klientët e saj, e cila quhet Make an Offer, për të negociuar çmimet me shitësit. Si fillim, ju do të keni mundësi të negocioni çmimet e mbi 150 mijë artikujve në kategoritë e sporteve, argëtimit, objekteve të rralla etj.

Make an Offer ju lejon që të merrni artikujt me një çmim pak më të lirë sesa kushton në të vërtetë. Nëse shitësi është dakord me çmimin tuaj, atëherë ju mund të merrni pajisjen me këtë çmim. Përndryshe, ju mund të vazhdoni të negocioni derisa të arrini në një marrëveshje të përbashkët.

Të gjitha negociatat janë private ndërmjet blerësit dhe shitësit. Amazon ka premtuar se do të zgjerojë shërbimin e ri tek qindra mijëra artikuj në vitin 2015.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: