“Amazon” u themelua 25 vite më parë. Dhe tani ‘libraria online’ ka eklipsuar Microsoft-in duke u bërë kompania më me vlerë në botë.

Gjiganti i internetit arriti një vlerë prej 797 miliardë dollarë kur tregu i aksioneve amerikane u mbyll të hënën. Aksionet e Amazon u rritën me 3,4 % duke kaluar Microsoft, me vlerë 789 miliardë dollarë.

Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon”, është njeriu më i pasur në botë. Ai ka një pasuri prej 135 miliardë dollarësh, sipas indeksit Bloomberg.

Jeff hodhi nga froni themeluesin e Microsoft Bill Gates, vitin e kaluar. Është hera e parë që Amazon ka mbajtur pozicionin më të lartë.

E themeluar nga Bezos në vitin 1994, Amazon filloi aktivitetin si shitës i librave të dorës së dytë dhe më pas u bë shitës me pakicë i artikujve në internet, si ushqime të freskëta dhe veshje.

Firma u krijua në një garazh në një periferi të Seattle, Washington.

Fillimisht u quajt “Cadabra” (si në “abracadabra”) dhe në vitin 1995 shiti librin e tij të parë “Fluid Concepts and Creative Analogies: Computer Models of the Fundamental Mechanisms of Thought”, të Douglas Hofstadter.

Në fillim të vitit 1996, Amazon nisi të shiste libra online në të gjithë SHBA.

Biznesi kaloi në bursë në vitin 1997 duke arritur një vlerë prej 54 milionë dollarësh.

Si rezultat, Bezos iu bashkua radhës së biznesmenëve më të pasur në botë para se të mbushte 35 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: