TIRANË

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një posti në rrjetin social “Facebook” iu ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuar dhe që përmbushin kushtet të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

Ambasada thekson se Shqipëria po ndërton një sistem drejtësie të bazuar në profesionalizëm dhe në integritet, ndërsa në thirrjen e saj theksohet fakti  se të gjithë prokurorët që kanë ideale të tilla të bëhen pjesë e kësaj nisme ligjore.

Mes tjerash ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  ka publikuar edhe adresën ku prokurorët e interesuar mund të aplikojnë .

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu

??️ | Albania is creating a neë justice system based on independence, professionalism, and integrity. Prosecutors ëho embody these ideals have a higher calling to public service. Ëe call upon these courageous individuals to be a part of Albania’s future by applying to serve as a SPAK member. Apply here: https://bit.ly/2C6SSer

#JusticeReform #JusticeNeedsYou”,thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb