Ambasada amerikane në Shkup ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e fundit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i ndërprerë të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve në Maqedoni.

Nga ambasada thonë se janë në pritje të sqarimeve të mëtejshme, megjithatë thonë se deklarata e kryetarit ka shkaktuar shqetësim serioz për përkushtimin e Maqedonisë në sundimin e ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq në sqarimin e tij, Ivanov tha se vendimin e ka sjell vetvetiu, pasi marrëveshja e Përzhinos nuk i ka dhënë rezultatet e dëshirueshme, që do të thotë se shteti vazhdon të jetë në krizë politike, që nuk duket se do të përfundojë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb